Zemerohen aleatet e PS

Ftesa që kryetari i “Partisë Socialiste”, Edi Rama i drejtoi “Lëvizjes Socialiste për Integrim” për të qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor ka shkaktuar reagime të forta mes aleateve te socialistëve.
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi u deklarua kundër kësaj aleance, duke thënë se kjo është një lojë e LSI-së për të fituar vota për llogari të Berishës.
”PSD denoncon lëvizjen më të fundit të LSI-së, e cila përpiqet që në lojën e saj të çajë edhe një herë të majtën, të bëjë diversion të së majtës dhe të marrë vota të së majtës për Berishën. Nëse LSI do të jetë pjesë e koalicionit, kjo nuk do PSD denoncon lëvizjen më të fundit të LSI-së, e cila përpiqet që në lojën e saj të çajë edhe një herë të majtën, të bëjë diversion të së majtës dhe të marrë vota të së majtës për Berishën
Skender Gjinushi
Kryetar i PSD-se të thotë që duhet të ketë pëlqimin e PSD-së. Nëse e djathta është damkosur me fytyrën e Berishës, duan të damkosin të majtën me atë të Ilir Metës”, komentoi zoti Gjinushi.
Për Petro Koçin, ky koalicion dëmton Partinë Socialiste.
"Mendoj se është një marrëveshje që i krijon një hapësirë më të madhe të LSI në elektoratin e majtë dhe mund të rrezikojë elektoratin socialist ose votat për PS-në. E vetmja pikë që mund të justifikojë një veprim të tillë është rotacioni politik dhe kuptohet që ne kemi bërë gjithçka në këto vite për të realizuar këtë gjë. Nëse Meta është një garant i Berishës për të mos u hetuar nesër, atëherë kemi të bëjmë me një marrëveshje që është në kurriz të drejtësisë dhe në dëm të interesave të publikut. Unë nuk besoj që të jetë kështu", tha Koçi.
Ndërsa Preç Zogaj shkon edhe më tej duke deklaruar se ftesa nda LSI-së është një gabim i rëndë i Edi Ramës dhe shton se pas këtij hapi do të rishikojë pozicionin e tij në raport me këtë koalicion.
"T'i jepet një mundësi publikut që të gjykojë me votë historinë politike të pashembullt të LSI-së dhe Rama nuk ka të drejtë t'ia heqë publikut këtë mundësi duke e futur LSI-në në autobusin e Partisë Socialiste. Ky lloj koalicioni ka disa efekte që duhen mbajtur shënim. Bie opozita e bashkuar si nocion, bie katervjeçari politik, bie “Rilindja” si emri i alternativës socialiste, bien në idetë e aleancës anti-regjim, bie kuptimi i garës politike si një garë midis opozitës dhe qeverisë, sepse tani janë përzier të gjithë filmat dhe mbetet për t'u përcaktuar cfarë lloj gare do të bëjnë", tha Zogaj.
Dritan Prifti, ish-ministër dhe deputet i LSI më parë dhe tani deputet i pavarur pranë qëndrimeve të opozitës ka deklaruar se distancohet nga kjo marrëveshje.
Sipas Priftit, Meta beri nje levizje taktike per interesa te partise se tij duke siguruar 4 deputete nga listat e PS dhe mbeshtetje per 6 kandidate te tjere neper qarqe.
Ndersa per PS-në, Prifti thote se tradhetoi interesat e opozites. “Rama dhe Meta barazohen ne syte e shqiptareve dhe nuk ka asnje dallim mes Rames, Metes dhe Berishes. Politika”, shprehet Prifti, “duhet te siguroje aleanca te reja per t’i dhene shqiptareve nje alternative te paster, larg pazareve per karrige”.
“Koalicioni PD-LSI forcoi Berishen”
Topi: Shpresoj qe te jete kuptuar falsiteti i politikes
Largimin e LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe ftesën e Ramës për t’iu bashkuar PS-së e ka komentuar edhe kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.
”Tek e fundit, koalicioni PD-LSI dha forcimin e pushtetit të kryeministrit për të dominuar gjithçka. Për fat të mirë, 23 qershori është afërm, uroj që shqiptarët të kenë kuptuar më së fundmi falsitetin e politikës, e t’i drejtohen forcave politike serioze, që në fillim mendojnë të krijojnë shtet dhe më pas pushtet”, tha Topi.
Zgjedhjet 2013
Topi: Destabiliteti i dëmshëm për biznesin
PS, programi për të rinjtë
Rama shpalos programin në Milano