E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemra e mirë ngadalëson plakjen e trurit

Boston, 3 gusht - Mbajtja e zemrës në formë mund të ngadalësojë vjetrimin e trurit të njeriut.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bostonit zbuluan se personat e shëndetshëm me zemër të ngadaltë, që qarkullon më pak gjak, kanë tru më të plakur se të tjerët.

Nga 1 500 persona të studiuar, grupi vëzhgoi se truri tkurret me kalimin e viteve. Por një aktivitet i ngadaltë kardiak e vjetron atë dy vjet para kohë, thonë studiuesit.

Lidhja në fjalë u verifikua tek persona të rinj, rreth moshës 30-vjeç, që nuk kanë pasur probleme me zemrën, si dhe tek persona më të vjetër që kanë pasur probleme të tilla.