Zemra na pikon gjak - Qeveria italiane aprovon pakete tjeter kursimesh

Italia perpiqet te clirohet nga kriza e borxheve me nje perpjekje te sforcuar. 20 miliarde euro duhen kursyer ne vitin 2012. Nje vit me vone ne vitin 2013 duhen kursyer 255 miliarde. Keto i shtohen masave te vendosura ne mes te muajit korrik per kursimin e 70 miliarde eurove. Kryeministri Silvio Berlusconi deklaroi
Eumlshte e qarte se zemra jone pikon gjak. Ka qene e mira e kesaj qeverie qe nuk i ka futur duart tek xhepat e italianeve e thene ne menyre figurative. Por situata ka ndryshuar ne gjithe boten.
Ajo qe ka ndryshuar eshte vleresimi i tregjeve sa i perket fuqise financiare te Italise. Dyshimet nese vendi eshte ne gjendje te likuidoje vete malin e borxheve prej 190 miliarde eurosh u shtuan gjithnje e me shume. Bonot shteterore italiane u bene gjithnje e me rentabel qe do te thote gjithnje e me te shtrenjta per shtetin cka ashpersoi problemin e borxheve. Ne fund frenat i vuri Banka Qendrore Evropiane pranon Berluskoni ne fund te nje takimi qeverie. Bildunterschrift Protesta kunder paketes se kursimeve
bdquoKjo pakete kursimesh ploteson deshirat e Bankes Qendrore Evropiane. Kjo i ka lejuar Bankes Qendrore Evropiane te nderhyje diten e hene 8.8. dhe te bleje bonot tona te thesarit.
Nepermjet blerjeve te Bankes Qendrore Evropiane borxhet italiane u rriten. Si shperblim shefi i Bankes Qendrore Evropiane pret kursime te medha dhe sakrifica. Qeveria italiane nuk reagon me thote opozita. Pier Ferdinando Casini nga Partia e Qendres bdquoLetra e Bankes Qendrore Evropiane presioni i Merkelit dhe Sarkozy-se. Shitja ne ankand e Italise per te cilin flasin mediat nuk eshte me nje realitet i larget por eshte nje fakt.
Jo te gjithe detajet e paketes se shpetimit jane bere te njohura. E paqarte eshte per shembull nese zyrtaret e sherbimit publik duhet te heqin dore nga rroga e 13-te e vitit. Pas vitit 2015 grate do te dalin me vone ne pension. Ata qe ane te ardhura me te medha se 90 euro ne vit duhet te paguajne me shume taksa nje rregull ky qe prek deputetet. Privilegjet dhe te ardhurat e majme te politikaneve kane qene javet e fundit objekt i kritikave. Pervec kesaj do te kete shkurtime ne ministrite rajonet dhe komunat. Kryetari i Bashkise se Romes Gianni Alemanno paralajmeron per rrezikun e shkurtimeve te medha sociale. Bildunterschrift Parlamenti italian diskuton buxhetin
bdquoKetu nuk kemi te bejme me shkurtime te politikaneve apo institucioneve. Kjo eshte nje prerje e shpenzimeve sociale. Kjo duhet te behet e qarte dhe qytetaret duhet ta dijne se ky vendim nuk vjen nga ne kryetaret e bashkive.
Te prekur shume nga keto masa do te jene provincat. Te gjitha provincat qe kane me pak se 300 mije baore do te shkrihen me provinca te tjera. Kjo prek per shembull provincat e Triestes ose Sienas. Kjo do te ndodhe nese parlamenti nuk merr tjeter vendim. Deputetet duhet ti aprovojne masat e propozuara nga qeveria brenda 60 diteve ne menyre qe ato te hyjne ne fuqi.
AutorTilmann Kleinjung/Aida Cama
RedaktoiMimoza Cika-Kelmendi