E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zënkë mes Kikës dhe Seldit

20/04/10 21:56

E ndërsa diskutojnë për eleminimet, Seldi mundohet të kapë në fjalë Kikën dhe fillon ti flasë me ironi dhe tallje. Kika i thotë se Seldi është adoleshent duke u nisur nga bisedat që Seldi bën. Seldi i thotë se Kika nuk ka moshë që të rrijë me Seldin sepse është plak. Kështu të dy fillojnë të kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Seldit se ai është një fëmijë me fizik të rritur, ndërsa Seldi i thotë se Kikën nuk e mendon se ka qënë ndonjëherë adoleshent. Kika i thotë se Seldi është një fëmijë i përkëdhelur dhe shprehet të ka llastu mami. Seldi acarohet dhe i thotë se nënën dhe familjen të mos ia përmend më. Kika e sheh reagimin e tij dhe i thotë se nuk ia tha për ndonjë arsye të keqe dhe se është thjesht një shprehje që përdoret shpesh nga të gjithë dhe nuk ka pse të ofendohet nga kjo. Në këtë moment nis një zënkë me tone serioze mes tyre. Seldi i thotë se Kika nuk ka të drejtë të përmendë mamin e tij sepse nuk e ka parë se si ajo e ka edukuar atë. Kika ia kthen se ai është një fëmijë i llastuar dhe në shprehjen e tij nuk ka asgjë të keqe apo kundër nënës së tij, por kundër tij si person. Seldi insiston në mendimin e tij, aq sa përdor edhe fjalë fyese kundër Kikës. Kika i thotë shko merru me Domin, gjej rehatinë tek ajo. Seldi vazhdon të thotë se ai nuk duhet që tia kishte përmenur mamin dhe Kika i kërkon falje duke i thënë se nuk e kishte në kuptimin e keq dhe me qëllim që të prekte Seldin. Kika i thotë Seldit që të mos e ekzagjërojë kaq, apo për të treguar se e do nënën sepse të gjithë i duan nënat e tyre. Kika mundohet të shpjegohet, por Seldi vazhdon të kapet me fjalë. Kika acarohet edhe ai nga ironitë e Seldit dhe mënyrën e të folurit të tij, i thotë se po mundohet të bëjë si interesant. Seldi i thotë se Kikës po i hipën vetja në qef. Kika i thotë Seldit je fjalos gjë me Domin që erdhe këtu dhe po don të kapesh me mu?. Seldi i thotë se ai nuk po kapet dhe atij nuk ka çi duhet të dijë se çfarë bën ai me Domin. Kika i thotë Seldit se si ka mundësi që javën e kaluar ishte ndyshe me Kikën dhe këtë javë po mundohet të kapet me të, i flet me ironi dhe tallje. Kika thotë: Të këndoi qyqja në vesh? dhe pas pyetjeve të Seldit i thotë se në këtë rast Domenika është qyqja dhe kjo shprehje përdoret për meshkujt që nxiten nga gratë. Seldi vazhdon të flasë me të njëjtën mënyrë dhe Kika i acaruar mjaftueshëm i thotë që të lexojë pak më shumë dhe ti shohë gjërat me sytë e tij. Kika i thotë Seldit se ai është djelë i mirë, por i duhet të rritet pak sepse është bërë vegël e dikujt tjetër. Seldi ia kthen po pse ti vegël i gruas tate je. Kika i përgjigjet se problemi që kanë ata, është se kur ai ua thotë gjërat në sy u dhëmbin dhe nuk i pranojnë. Seldi i thotë se kur ishte me Bledin dhe Mirin në nominim rrinte 24 orë me Jetmirin dhe i mbante anën. Kika i thotë se çhyn Miri në bisedën e tyre dhe Seldi i përgjigjet më kujtohet ndonjëherë kot. Kika i shpjegon se Jetmirit nuk ia ka mbajtur asnjëherë anën sepse Miri mbahet vetë dhe nuk ka qënë e nevojshme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›