E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeta-Jones, anoreksike?

Catherinë Zeta-Jones është dobësuar shumë, madje shumë dyshojnë se ajo është bërë anoreksike.

Me dëshirën për të humbur disa kilogramë, Zeta Jones duket se tenton të dobësohet gjithnjë e më shumë për të arritur një trup të njëjtë me një adoleshente. Sipas specialistëve, gratë anoreksike në moshën 40 -vjecare synojnë të jenë gjithnjë e më të dobëta, aq sa kalojnë në sëmundje dhe në probleme të mëdha shëndetësore.

Problem mbetet edhe shtimi i operacioneve me qëllim rininë e përjetshme, ndërkohë që një pjesë tjetër e mirë synon dobësimin ekstrem duke eliminuar ushqimin dhe shkatërruar stomakun.

Kujdes! Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, duke mos e tepruar me kaloritë, por në të njëjtën kohë konsumoni shumë zarzavate, fruta, ujë dhe pije freskuese natyrale. Mos harroni aktivitetin fizik dhe mos abuzoni me vaktet tuaja.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›