Zgjati rreth dy orë, përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë, e cila zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në formë tubimi paqësor.
Protesta u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje për të drejtat e studentëve, ndërsa në të morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.
Gjatë tubimit, tre studentë janë shoqëruar nga autoritetet, për arsye që nuk janë bërë ende publike.