E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatja e moratoriumit Izraeli hedh poshte propozimin e Klinton

Autoritetet izraelite kane refuzuar propozimet e Sekretares se Shtetit Hillari Klinton per te zgjatur moratoriumin e ndalimit te ndertimeve kolone ne Bregun Perendimor.

Lajmi behet i ditur nga telvizioni CNN i cili citon burime zyrtare nga qeveria hebraike te cilat theksojne se propozimi i zonjes Klinton i bere gjate bisedimeve te paqes te mbajtura kete jave ne Egjipt u pranua nga presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas por u refuzua ne thelb nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Gjithmone sipas CNN te dyja palet qe prej me shume se 2 javesh kane rinisur bisedimet per paqe ndodhen ne nje moment kritik qe mund te rrezikoje bisedimet e metejshme te paqes dhe arritjen e nje marreveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›