E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

Partia Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Sipas PD-së, procesi është i pavlefshëm, pasi 35 firmat e deputetëve që mbështetën kandidaturën e Shabanit janë tërhequr dy ditë pas shpalljes zyrtare të listës së kandidatëve. Megjithatë, kjo tërheqje nuk u mor parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi.

PD argumeton se zgjedhja e tij u bë në shkelje të procedurave parlamentare dhe duke keqpërdorur firmat e deputetëve të PD që i kishin tërhequr paraprakisht.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›