E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja e presidentes, Kurti: Tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa

PRISHTINË, 7 tetor/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente e re e Kosovës, duke thënë se me këtë është përmbyllur një proces i gjatë i funksionalizimit të institucioneve.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se janë shpenzuar shumë energji për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve.“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës”, ka porositur Kurti.

Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e detyrës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Mbrëmë, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në raundin e parë. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›