E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja si ministër, Meta urohet nga homologu sllovak dhe kuvajtian

 
Tiranë, 28 tetor NOA-Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vazhdojnë ti vijnë mesazhe urimi nga homologët e tij, më të fundit sllovak, tunizian dhe kuvajtian.

Ministri i Jashtëm Sllovak, Miroslav Lajçak,  në urimin e tij shpreh gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim që Shqipëria të shpejtojë hapat për tu integruar në familjen evropiane.

Sllovakia i kushton vëmendje shumë të madhe zhvillimit  të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj do të jetë kënaqësia ime të vizitoj vendin Tuaj, në të ardhmen e afërt. Besoj se negociatat tona, do të inkurajojnë intensifikimin e marrëdhënieve sllovako-shqiptare, dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, thuhet në mesazhin e

diplomatit sllovak.

Edhe ministri i Jashtëm i Tunizisë, Abdelëahab Abdallah, ka ritheksuar  vendosmërinë e patundur për të vazhduar të punojmë së bashku në të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve  miqësore dhe bashkëpunimit mes vendeve tona vëllezër.

Edhe mesazhi i ministrit të jashtëm të Kuvajtit,

Mohamad Sabah Alsalem Alsabah, ka qenë në sinkron me homologët e tjerë.

Në mesazhin dërguar shefit të diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, homologu i tij kuvajtian përsërit dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy qeverive dhe popujve miq.

m.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›