Zgjedhje presidenciale në Venezuelë, Çavez rrezikon humbjen
Në Venezuelë dje u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ku për herë të parë Presidenti aktual Hugo Çavez, në pushtet prej 13 vitesh, po përballet me një sfidues të fortë, ish-guvernatori i Mirandas, Henrique Kapriles. Sipas sondazheve, Çavez është favorit për të fituar, por mbështetësit e Kapriles thonë se fitorja e befasishme e kandidatit të tyre nuk mund të përjashtohet. Çavez është aleat i qeverive të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit dhe ka qenë në pushtet më gjatë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine. Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar atë për masa represive kundër kritikëve të sundimit të tij.