E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje te jashtezakonshme ne Kosove

Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves e cila ishte pjese e qeverise se kryeministrit Hashim Thaci vendosi qe te dale nga koalicioni qeverises. Kjo u be e ditur pas leshimit te nje deklarate ne fund te nje takimi qe kryesia e LDK-se kishte thirrur per diten e shtune ku sic behet e ditur eshte marre ky vendim.

Dalja e LDK-se nga koalicioni shkakton prishje te koalicionit qeveritar ne Kosove. Vendimi i Kryesise se LDK-se hyn ne fuqi diten e hene me daten 18 tetor kur ministrat e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne qeverine aktuale pritet te dorezojne postet.

Vendimi i sotem i LDK-se per daljen nga koalicioni vjen vetem nje dite pasi ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi shpalli daten 13 shkurt date per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove u imponuan pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te Kosoves sepse gjykata kushtetuese e gjeti ate fajtor per shkelje te Kushtetutes duke mbajtur njekohesisht dy poste edhe ate te kryetarit te LDK-se.

Pas rrethanave te reja te krijuara ne Kosove dhe vendimit te LDK-se ne baze te kushtetutes vendi mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Koalicioni PDK-LDK u krijua ne janar te vitit 2008 pas zgjedhjeve te nentorit te vitit 2007. Ndonese nga shume analistekoalicioni PDK- LDK u cilesua sii panatyrshem udheheqesit e tij thane se kjo ai u arrit per hir te stabilietit te vendit ne nje periudhe kur Kosovandodhej ne procese te rendesishme ne prag te shpalljes se pavaresise.

Bildunterschrift Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe kryeministri Hashim Thaci

Shtyhen bisedimet me Serbine

Sidoqofte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove te parakohshme apo te jashtezakonshme ka bere qe te shtyhen edhe bisedimet e paralajmeruar me Serbine. Udheheqesit kryesorepolitik te shtetit nuk jane te gatshem te futen ne bisedime me Serbine para perfundimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove. Ata kane lene te hapur mundesine qe bisedimet mund te fillojne per ceshtje humanitare sic jane personat e zhdukur por jo per ceshtje te tjeraku kerkohet perfaqesim me i larte shteteror.

Analisti i pavarur Driton Lajqi thote per DW-se se Partite politike ne pushtet ne kete rast partia me e fuqishme PDK nuk deshiron qe te barte e vetmebarren e bisedimeve me Serbine sepse kjo mund te reflektoje negativisht ne zgjedhjet e parakohshme. Dihet qe bisedimet me Serbine nuk jane pare me sy te mire nga opinoni kosovar dhe mendoj se ky eshte shkaku kryesorpse partite ne pushtetnuk deshirojne qe te rrezikojne dhe te humbin votat.

Per me shumeshton ai se edhe vete faktori nderkombetar akoma nuk ka nje axhende te qarte te bisedimeve me Serbine dhe kjo u vertetua nga deklarata ne Prishtine e Sekretares amerikane te shtetit Hillari Klinton e cila tha se SHBA-se se bashku me Bashkimin Evropian duhet te strukturojne dialogun me Serbine dhe me pas kur palet te jene gati atehere mund te fillohet me bisedat.

Vizita e Klintonit ne Bruksel tregoise ka arritur nje pike pajtimi per kornizen e bisedimevedhe per rolin e SHBA-se ne keto bisedime thote Driton Lajqi. Sidoqofte doreheqja e Fatmir Sejdiur nga posti i presidenit te Kosoves qe imponoi zgjedhjet e parakohshmezbehu shumekoalicionin qeveritar dhe kulmoi me vendimin e dites se shtune te LDK-se per daljen nga koalicioni qeverises.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›