Zgjedhjet – Debate në Kuvend, rinisin komisionet parlamentare me deputetët e vjetër

Zgjedhjet u bene teme e diskutimeve ne komisionet parlamentare. Deputetet u rikthyen ne Kuvend për te vazhduar me miratimin e projektligjeve të lëna pezull si shkak i fushatës elektorale.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku zgjedhjet e 11 majit ishin hapa pas në procesin e integrimit europian.
“Është një mundësi e humbur që këto zgjedhje që ishin më të vërtetë test për demokracinë të tregonin së Shqipëria ishte në një fazë tjetër. Këto zgjedhje të konfirmuara edhe nga raporti i OSBE-ODIHR treguan se Shqipëria jo vetëm nuk është gati por ishin hapa pas në organizimin e proceseve zgjedhore”, tha Tabaku.
Ndërsa deputete socialist, Taulant Balla akuzon opozitën se po përpiqet të bllokojë integrimin qe sipas tij do të jetë e dështuar, pasi Shqipëria do të çelë të gjithë Grupkapitujt brenda këtij muaji.
“Brenda këtij muaji të cilit presim të përmbyllim hapjen e plotë të të gjithë kapitujve të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me hapjen e të gjithë kapitujve bëhemi gati edhe për mbylljen e disa prej kapitujve, duke synuar siç e kemi shprehur të mbyllim të gjithë kapitujt brenda Krishtlindjeve të vitit 2027”, tha Balla.
Edhe në komisionet e tjera u vu re mungesa e shumë deputetëve, veçanërisht atyre që kanë rezultuar fitues.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/