E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2025, 20.9 milionë lekë shtesë për KQZ-në

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2024, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Qeveria i ka akorduar një shtesë prej njëzet milionë e nëntëqindmijë lekësh për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.

Në vendim thuhet se, “Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025”.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›