Zgjedhjet, Komiteti Amerikan i Helsinkit diskuton për Shqipërinë
Situata parazgjedhore në Shqipëri dhe zgjedhjet e 23 qershorit diskutohen pas pak në Komitetin Amerikan të Helsinkit.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”- shkruhet në njoftimin zyrtar që i paraprin një seance dëgjimore për Shqipërinë në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Ky Komitet vlerëson gjithashtu se “pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve”.
Filip Riker, zv/asistent sekretar për çështjet europiane dhe euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të jetë një ndër pjesmarrësit në këtë seancë që do të mbajë fjalën e tij rreth situatës në Shqipëri, më pas do të mbajë fjalën e tij Ambasadori shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi.