E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Rama: Nuk terhiqemi nga beteja

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se nuk do te terhiqet nga leximi i drejte i votes se shqiptareve dhene ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Ne nje konference per shtyp, Rama, theksoi se PS eshte angazhuar qe te konsumoje deri ne fund hallkat e nje procesi ligjor dhe pavaresisht abuzimin te KQZ me ligjin zgjedhor per hapjen e kutive ne Berat dhe Shkoder.

"Nuk kemi ndermend te terhiqemi nga zbardhja e krimit te 28 qershorit", u shpreh Rama.

Sipas tij, PS nuk do te lejoje qe zgjedhjet te fitohen nga ata per te cilet nuk kane votuar shqiptaret.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›