Zgjedhjet, Topi: Koha për rotacionArvizu: Kujdes me nacionalizmat
TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në ambientet e FRD-së.
Në fjalën e tij pas takimit Topi është pyetur për kodin zgjedhor dhe institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilën u shpreh se KQZ është dypartike dhe ka detyrë ligjore të administrojë çdo votë të shqiptarëve. Topi theksoi se FRD është i parimit të rotacionit, jo thjesht për të ikur një por për të ardhur figura të reja, pasi Shqipëria është e gjithë shqiptarëve.
“Përgjegjësit kryesorë për hartimin e kodit zgjedhor edhe të një KQZ dypartiake me numër tek është përgjegjësi e tyre. KQZ është një instrument ligjor që duhet të administrojë votën e çdo shqiptari. Administruesi kryesor për çështjen e zgjedhjeve është qeveria. Të respektohet vota e çdo shqiptari, boll është deformuar përmes kodit. Ne jemi në parim për rotacion, jo thjesht për të ikur një dhe për të ardhur një tjetër, por Shqipëria ka nevojë për rotacion, pasi Shqipëria është e të gjithëve”, tha Topi.
Topi vuri theksin tek komunikimi si një pikë e fortë për stabilitetin në rajon. Sipas tij nuk duhet të ndërpritet dialogu Prishtinë-Beograd por duhet të vazhdojë më standardet diplomatike.
“Diplomacia është arti i artikulimit të politikave të mençura, komunikimi të mos ndërpritet. Mungesa e komunikimit nuk i shërben asgjëje, qoftë Qeveria shqiptarë të vazhdojë komunimin me Qeverinë serbe, në kuadër të dialogut Prishtinë- Beogrd fati dhe standardet e sjelljes së Qeverisë me qytetarët e Preshevës. Veteëm një politikë serioze, një diplomaci e qartë edhe standardet diplomatike të SHBA dhe BE do të çojnë situatën në stabiletet”, u shpreh Topi.
Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i SHBA-së, Arvizu, i cili u shpreh se shqiptarët e të gjitha trevave i kanë sytë nga Qeveria shqiptare, prandaj ajo duhet të punojë për integrimin e tyre. Arvizu ka vënë theksin në kujdesin që duhet të tregohet me deklaratat nacionaliste, sidomos në klimën zgjedhore pasi shmangin problemet më të rëndësishme.
“SHBA mbështesin të gjithë anëtarësimin e Ballkanit perëndimor. Nga të gjitha më e rëndësishme dhe kritike është dialogu Prishtinë-Beograd, duhet ta mbajmë në hapa pozitivë. Të gjithë shqiptarët në trevat kanë interes për stabilitet, sidomos shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona shikojnë drejt Tiranës dhe drejt Qeverisë për drejtim dhe udhëheqje, prandaj është kritike që të ndodhë integrimi i Ballkanit perëndimor. Të këtij projekti që ne të gjithë e mbështetsim. Është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit me deklaratat nacionaliste, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve pasi ndikojnë në shpërqëndrimin nga problemet më të rëndësishme”, deklaroi Arvizu.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)