E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Votime në ambasada në 19 shtete, për herë të parë shtetasit jashtë Kosovës votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike

Shtetasit kosovare që jetojnë jashtë vendit votojnë sot në ambasadat e Kosovës në vendet e tyre.

Deri në orën 11:30  kanë votuar 4390 shtetas. Sipas komisionit të zgjedhjeve në Kosovë, në 30 përfaqësi diplomatike, të vendosura në 19 shtete, janë regjistruar për të votuar 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës.

Gjermania ka numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës, e pasuar nga Zvicra. Në Tiranë dhe Podgoricë nuk janë hapur qendra votimi për shkak të numrit të vogël të të interesuarve dhe distancës së shkurtër me Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›