Zgjedhjet, Wollfarth: KQZ e paplotësuar barrë për proçesin, duhet plotësuar
Një garë programesh dhe një rezultat të pranuar ngga humbësi në fund, rezultat që duhet të jetë fryt i një numërimi të ndershëm në tryezat e votimit. Kjo do të ishte një formulë që mund të garantojë një rezultat të parnueshëm të zgjedhjeve të 23 qershorit sipas kreu të OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth. I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ambasadori ka shprehur shqetësimin mbi situatën në KQZ, duke e vlerësuar si një barrë që do rëndojë mbi gjithë procesin, e ndërsa nuk ka nguruar të lëshojë një apel për partitë për ta korrigjuar gabimin edhe pse dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ashtu si sondazhet edhe Eugen Wollfarth sheh një garë kokë më kokë mes koalicioneve, andaj në krijimin e Kuvendit të ri shpreson të ketë një skuadër kompakte ku të ngadhënjejë patriotizmi për të kontribuar me ide për reformat dhe zhvillimin e vendit, për të cuar përpara rrugën europiane.
Është kënaqësi tju kemi në një situatë të nxehtë, si po e përjetoni ju?
Zgjedhjet janë një çështje kryesore në demokraci, jam i kënaqur që programet e partive po përmenden në fushata, janë shumë të rëndësishme dhe kjo është për tu përgëzuar.
Është i dëmshëm spektakli?
E rëndësishme është që të ngjallet interesi për qytetarët, spektakli mund të jetë pjesë e saj, por me rëndësi është të diskutohet për përmbajtjen.
Ka pasur dhe incidente në këto zgjedhje, jeni të shqetësuar për episode të mundshme dhune?
Po. Sic thatë dhe ju, nuk është kjo cfarë duhet të bëjë politika, qytetarët duhet të distancohen nga cdo rast dhune. Ky duhet të jetë moment diskutimi, nuk më duket dicka demokratike. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë shumë paqësorë dhe kjo ka rëndësi, megjithatë në përgjithësi shoh që nuk ka ndonjë dëshirë për dhunë, përkundrazi nevojitet paqja për një fushatë të mirë, demokratike. Nuk shoh asnjë arsye që të përshkallëzohet kjo situatë, shqiptarët janë komb paqësor.
A tregon klima e tensionuar se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë deri diku afër?
Ndoshta nuk është ngushtësia e rezultateve, ndoshta është dhe zakoni i shqiptarëve që flasin pak me zë të lartë, por në demokraci është vendi që duhet të fitojë. Por një palë do humbasë, tjetra do fitojë, është qytetari që vendos, është administrata e zgjedhjeve që duhet të numërojë mirë rezultatin, por humbësi duhet të pranojë rezultatin.
Reforma zgjedhore, a mendoni se janë garancitë e plota për një proces të lirë dhe të ndershëm?
Reforma ofron një platformë më të mirë ligjore, është recetë që duhet të respektohet për të pasur rezultate të mira, por nuk zëvendëson lojtarët dhe në këto zgjedhje janë shumë. Kërkohet shumë vullnet politik që të respektohen rregullat, të respektohet pala tjetër, të jesh i ashpër në përmbajtje por të zgjedhësh fjalët e duhura. Kur kërkon të përfaqësosh dikë duhet të japësh një ofertë më të mirë. Partitë politike kanë aftësinë ta bëjnë këtë. Është një cështje komplekse.
Sa garanci kanë për cilësi këto zgjedhje?
Një lojtar i rëndësishëm në proces është dhe media. Duke vëzhguar dhe përcuar me kujdes atë cka ndodh në KQZ, parlament, tani në ndjekjen e kandidatëve në fushata, sigurisht që unë e kam parë dhe në zgjedhjet vendore që media ka qenë prezent edhe në numërimin e votave.
Këtë radhë u kërkuan më shumë garanci, një nga projektet