E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet afër, partitë mobilizohen

Këshilli i Degës së PDK-së në Prizren do të mbledhet nesër.

Samir Hoxha, zëdhënës i Degës së PDK-së në Prizren, ka bërë të ditur se Dega është duke bërë përgaditjet e nevojshme që gjtihcka të shkon normalisht dhe të dalin strukturat e reja legjitime të Degës së PDK-së në Prizren.
Ndërkohë, ai ka thënë se janë duke i njoftuar të gjithë anëtarët e KD, që të jenë nesër prezent në mbledhje. Ndërkaq, vendi i mbajtjes së kësaj mbledhje sipas burimeve të portalit gazetaeprizrenit, mund të jetë restauranti Villa Park.

Gjatë ditës njëri nga prentendentët kryesor për Kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, deputeti dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Nait Hasani ka bërë të ditur se të ejtën (neser) mbasdite mbahet Këshilli Drejtues i degës së PDK-së për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së degës në Prizren. Gara për të parin e degës së PDK-së në Prizren pritet të zhvillohet mes deputetit Nait Hasani dhe kreut komunal Ramadan Muja , por nuk prejashtohet mundësia që të ketë edhe kandidat të tjerë.

Sa më shumë po afrohen zgjedhjet komunale që është e mundshme që do të mbahen në shtator, po shtohen edhe takimet dhe mbledhjet e degëve dhe nëndegëve të partive të cilat nuk mblidhen zakonisht./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›