E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 1 shtatorit, KQZ: Ende nuk kemi emrat e komisionerëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vëndet e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesëshme për kryetar komune të datës 1 Shtator 2013.

Kështu KQZ vendosi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekranëve), për shfaqjen e fletëve të votimin, në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator. Ky proces është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij.

Ndërkohë në mbledhjen e një dite më parë KQZ ngriti shqetësimin për neglizhencën e partive politike për të paraqitur anëtarët për qendrat e votimit dhe grupet e numërimit, duke vënë në rrezik proçesin. Hysen Osmanaj, apeloi partitë politike të zbatojnë kodin zgjedhor ose në të kundërt do të përballen me penalitete.

Gjatë mbledhjes së te enjtes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe vëzhguesit ndërkombëtar që do të vëzhgojnë proçesin gjatë ditës së dielë.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në dy komuna, përkatësisht për kryetar në komunën Rrethina qarku Shkodër dhe për kryetar në komunën Dardhas të Qarkut Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›