E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit- “Nisma Shqipëria Bëhet” prezanton kandidatët: Detyra kombëtare të çajmë sistemin

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Përfaqësuesit pohuan se kandidatët do të jenë të gjithë në listë të hapur dhe se do të “qëndrojnë të fortë” për të çarë sistemin që sipas tyre ka marrë peng Shqipërinë.

“Jemi krenarë që, përkundër sfidave dhe pengesave, kemi arritur të krijojmë një kohezion të fortë dhe të prezantojmë kandidatët që janë të gatshëm të garojnë në lista të hapura. Në këto zgjedhje, ne do të jemi një subjekt politik që i kemi djegur listat e mbyllura të politikës së vjetër, dhe kemi hapur një dritare të re shprese. Kjo është një mundësi për shqiptarët të garojnë si njerëz normalë, në një vend normal. Pavarësisht se kjo është një betejë e vështirë, qytetarët nuk kanë alternativë tjetër veçse ta fitojnë këtë betejë, dhe ne jemi të angazhuar për të çarë këtë sistem, për të mundur sistemin e vjetër dhe për të sjellë ndryshimin e madh historik që vendi ynë ka nevojë,” tha bashkëkryetari i koalicionit, Adriatik Lapaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›