E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ 3 ditë para mbarimit të afatit, ja sa shqiptarë të diasporës janë regjistruar për të votuar

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të votuar për herë të parë me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri më tani, kanë bërë kërkesë për regjistrim 250 mijë zgjedhës, ndërsa rreth 204 mijë prej tyre janë miratuar. 41.885 zgjedhësve unikë u është refuzuar kërkesa.

Italia, kryeson me numrin më të lartë të emigrantëve të regjistruar, pasuar nga Greqia, Gjermania, SHBA-të e Mbretëria e Bashkuar, ndërsa emigrantët më së shumti janë nga Tiranë.

KQZ ka shpallur objektivin për 250 mijë regjistrime deri më 4 mars, çka me kërkesat është arritur, por pritet të shihet nëse emigrantët e refuzuar gati 42 mijë, do të riaplikojnë sërish derisa të pranohen, dhe se sa të tjerë mund ta kenë lënë aplikimin për në moment të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›