E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Publikohen listat e mbyllura të PD sipas qarqeve, Berisha lë jashtë më të votuarit në primare

Kryesia e PD ka miratuar sot listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Lista e Tiranës do të kryesohet nga Sali Berisha. Në vend të sigurt është rikthyer Jozefina Topalli, e cila prej 2017 nuk ishte më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Aleatët Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi do garojnë në listë të hapur.

Partia Demokratike i ka rezervuar vende të sigurta aleatëve të koalicionit në qytete si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Vlora

Një tjetër detaj që vihet re mbi këtë proces është fakti se Jorida Tabaku (më e votuara nga gratë në procesin e primareve) dhe Dhurata Çupi janë lënë jashtë listës së mbyllur.

Po ashtu, kryetari i degës së Partisë Demokratike për Kavajën, Hysen Kadiu, edhe pse doli si më votuari brenda qarkut të Tiranës në procesin e primareve nuk është përfshirë në listë të mbyllur dhe ky fakt e çoi atë të tërhiqej nga gara.

Gjithashtu, vihet re fakti se PD ka nxjerrë jashtë llogarive të listave të mbyllura të gjithë deputetët aktualë të qarkut Elbasan, përkatësisht Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja dhe Qani Xhafa.

Listat e mbyllura sipas qarqeve:

Qarku i Durrësit

Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara

Qarku i Korçës

Ivi Kaso

Ledina Aliolli

Bledjon Nallbati

Qarku i Fierit

-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi

Qarku i Elbasanit

-Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi

Qarku i Tiranës

-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Kellici
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi

Qarku Gjirokastër

-Tritan Shehu

Qarku Kukës

-Flamur Hoxha

Qarku Berat

-Eno Bozdo

-Zija Ismaili

Qarku i Lezhës

-Agron Gjekmarkaj

-Elda Hoti

Qarku i Shkodrës

-Luçiano Boçi
-Greta Bardeli
-Ramadan Likaj
-Kliti Hoti

Qarku Vlorë

-Bujar Leskaj

-Ina Zhupa

-Vangjel Dule

Qarku Dibër

-Xhelal Mziu

-Denisa Vata

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›