E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Teksa na ndajnë edhe gati një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.

“Me mua dhe Partinë Socialiste, të bashkuar me kurajo drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›