E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: PS, 77 mandate? Mundet edhe më shumë

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është në komunikim të vazhdueshëm me njerëzit duke punuar për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se PS mund të marrë më shumë se 77 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“Si mund të shkoni mbas një që i fiket llamba tre herë në ditë, se mosha e thyer bën të vetën, çfarë kërkoni, nuk e marr vesh? Rrini në shtëpi më mirë. Por të hedhësh votën në kënetë? 77 mandate? Nuk e di, mund të jetë edhe më shumë. Ne punojmë ditë e natë. Jemi me njerëzit”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›