E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama jep arsyet: Pse një prind demokrat duhet të votojë Partinë Socialiste

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin zgjedhor të 11 majit dhe rëndësinë që ka vota për Partinë Socialiste e cila sipas tij garanton procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

Ai liston disa argumente se pse një prind demokrat duhet t’i besojë votën Partisë Socialiste.

Reagimi i Ramës: 

NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND: 🦉) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah. 🐸) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah. ⛱️) Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes. OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS🌹 E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse: 1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian. 2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›