Zgjedhjet e 11 majit, Stojku: Synojmë 3-5 mandate

Kryetari i “Aleanca Demokracia e Re”, Edmond Stojku tha se në zgjedhjet e 11 majit synon 3-5 mandate.
Ai deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se si parti e re “Aleanca Demokracia e Re” dëshironë të jetë sa më gjatë në skenën politike.
Pjesë nga biseda:
Stojku: Ne si parti e re synojmë të jemi sa më gjatë në skenën politike, të kemi pjesën tonë, vajza dhe djem të mrekullueshëm. Ne jemi evropianë, jemi në zemër të Europës dhe presim ditën që të hyjmë në Europë. Ne kemi hyrë në Europë, ka spitale në Gjermani që flasin shqip. Ne jemi integruar brenda Europës, sa Europa e di shumë mirë.
Borakaj: Sa mandate keni të sigurt në zgjedhjet e 11 majit?
Stojku: Ne pretendojmë 3-5 mandate. Duhet të jemi realistë. Jetojmë në një terren toksik.
/vizionplus.tv