E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhet pakti Meta-Berisha, demokratët i falin PL 4 vende në listat e sigurta, ja emrat që “përfitojnë”

Zbardhet marrëveshja e koalicionit e firmosur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Burime nga Partia Demokratike bënë me dijë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dakordësuar 4 mandate të sigurta në listën e PD.

Mësohet se Ilir Meta pritët të jetë kandidat për deputetë në Tiranë, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Këta te fundit pritët te renditen ne listat e mbyllura të PD.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vënd i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit.

Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

Mësohet se ne listat e PD në 12 qarqe mund te ketë dhe kandidatët te tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa me shumë vota preferenciale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›