“Zgjedhjet e 11 majit të shitura”, Prifti: Kjo mazhorancë mund të rrëzohej shumë lehtë

Për pedagogun Rezart Prifti, zgjedhjet e 11 majit nuk pritet të prodhojnë shumë histori. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Prifti tha se PD nuk po bën një garë reale.
Sipas tij lufta e PD mund të konsiderohet me një ndeshje të shitur.
Ai tha se kjo mazhorancë mund të ishte mundur shumë lehtë në këto zgjedhje pas gjithë atyre skandaleve, por që në asnjë moment nuk u shfrytëzuan, madje në disa raste bashkuan edhe votat me PS.
Pjesë nga biseda:
Prifti: Unë them që kjo është ndeshje e shitur.
Borakaj: Pse?
Prifti: Ishte mënyra më e lehtë për të ardhur në pushtet sot, pas një mori ndodhish që i kanë ndodhur qeverisë. E para ti duhet të kesh shtëpinë në rregull. Çfarë mund të ndodhte gjëmë më e madhe se arrestimi i Erion Velisë. U arrestua në mënyrë spektakolare, gëzoi anë e mbanë Shqipëri. Numri dy i PS, i projektuar si numri 1 u arrestua në mënyrë spektakolare. Ka valë më të bukur se kjo pëer ta kalëruar.
Borakaj: Se shfrytëzuan?
Prifti: Jo se shfrytëzuan, po di doli dhe mnë mbrojtje, po e preke në Durrës të gjën belaje. Çfarë do ndodhte në një vend të Europës po të ndodhte kjo gjë,. Doishte ndezur flakë. Çfarë bëri PS në 21 janar, e ndezi Tiranën flakë për bllokun e Metës, që ai as nuk u arrestua.
Borakaj: Po i dogjën para gomat te bashkia.
Prifti: Aspekti i dytë kur pashë premtimet elektorale të PD në fillim fare. Kur t’i shkon dhe u thua njerëzve që në 100 ditët e para do të rregulloj problemt e pronës, ik se të kam bërë lanet. Nëse vjen më thua se në 100 ditët e parë do reregulloj statusin e minutorit apo pensionet, ik.
Borakaj: Po mirë diçka do të premtojë.
Prifti: Jo ske pse premton fare. Kur pashë pastaj kur u miratua borfdi i TVSh-së ishte skena spektakël, siç ishin në skenën e parlamentit duke u sharë, e pastaj për 3 minuta e miratuan ky ishte spektakël. Unë u them njerëzve që është legjitimuar shitja e votës. Kur unë shoh që ai që është votuar për të mbrojtur shpresën e shqiptarëve e shet, atëherë pse nuk më lind mua e drejta të shes votën time. Pse dueht unë të të delegoj ty shitjen e votës time. Kjo është analiza që bëj unë. Ndërsa suksesi i partive të vogla nuk dallohet te këto zgjedhje, por te tjetra. Këta janë megallomanë, kujtojnë se do zgjjidhen me herën e parë. Një pjesë të atyre unë i njoh personalisht, janë rrogëtarë. I kam provuar personalisht përballë për t’i bërë po bashkë, po atëherë që ne flasim kot të majtë të djathtë ne jemi të rinj, kur të vemi atje hajde ndahemi.
Borakaj: Çfarë thoshin?
Prifti: U shanë me njëri-tjetrin,a ty mora vesh se ku e merrnin rrogën. Sot flasin dokrra hini. Është dhe një kategori tjetër Lëvizja Bashkë e Arlindit, edhe pse unë jam komplet i kundërt me ata, ideja e tyre ka vdekur 1 shekull para, por mua më pëlqen qendrueshmëria. E dyta është kjo e Shehajt. E vetmja indicie që kam është që Agroni ka refuzuar ofertën e Berishës për Bashkinë, dhe ka refuzuar edhe ofertën për të marrë Tiranën, më pëlqen se tregon se ka ambicie.