E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit, gjoba numëruesve të 8 qendrave të votimit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve  ka vendosur të pranojë kërkesën e KQZ dhe ka gjobitur me 20 000 lekë anëtarë të Grupeve të Numërimit të Votave për 4 qendra votimi si dhe me 15 000 lekë anëtarë të Grupeve të Numërimit të Votave për 4 qendra të tjera.

KAS mori sot në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative për anëtarët e grupeve të numërimit, në zbatim të vendimit nr. 48, datë 16.05.2024, “Për miratimin e raportit mbi gjetjet kyçe të procesit të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit, materialit zgjedhor dhe pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik (PEVN) të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023 dhe për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24.09.2023”.

“Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi sanksionin administrativ gjobë në masën 20.000 lekë për secilin anëtar të Grupeve të Numërimit të Votave për QV 1317/00, për QV 1420/05, QV 1869/01, QV 2069/00 dhe sanksionin administrativ gjobë në masën 15.000 lekë për secilin anëtar të Grupeve të Numërimit të Votave për QV 0172/00, QV 2272/01. QV 4016/00, QV 4455/01“, njoftoi KAS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›