E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me objekt “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ, në zbatim të vendimit nr. 209, datë 11.12.2024 “Për miratimin e raportit mbi gjetjet pas vlerësimit të regjistrimeve filmike gjatë implementimit të votimit elektronik në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi të rrisë sanksionin administrativ gjobë, nga 3000 në masën 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit.

Në raport ishin të përfshiratë detajuara nga vëzhgimet e kamerave në qendrat e votimit, shkeljet e dokumentuara të operatorëve për çdo QV të veçantë. Në përfundim raporti jepte edhe rekomandime për përmirësimin e procesit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›