Zgjedhjet e 15 nëntorit, do futet apo jo PS? Sot mblidhet kryesia

Forumi më i lartë i socialistëve do të vendosë sot për fatin e zgjedhjeve të 15 nëntorit. Mbledhja e kryesisë së PS-së që do të fillojë pasditen e sotme pritet të thellojë reagimin e partisë më të madhe të opozitës ndaj manipulimit që sipas saj është realizuar në procesin zgjedhor të 28 qershorit.
Vetë kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se do t'iu propozojë forumeve të partisë që të bojkotohen zgjedhjet e pjeshshme që do të zhvillohen në 5 njësi vendore në datën 15 nëntor. Kështu që vendimit për të bojkotuar parlamentin, për të organizuar protesta në qytetet e vendit do t'i shtohet edhe bojkoti ndaj zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Ashtu si dhe për zgjedhjet e tjera politike të kryetarit Rama, pritet që kryesia e PS-së të ndahet në 2 kampe. Nga njëra anë Edi Rama dhe mbështetësit e tij dhe nga ana tjetër do të rrjeshtohen Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami e Andis Harasani të cilët do të kërkojnë që PS-ja të marrë pjesë në këtë raund zgjedhor.
Ndërkaq pas mbledhjes së kryesisë pritet që të mblidhet këtë javë edhe asambleja e socialistëve e cila do të marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 15 nëntorit.