E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 17 dhjetorit-Vuçiq: Kurti kërkon njohje që serbët të votojnë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar nga Dubai se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do lejojë serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, pasi sikurse theksoi Vuçiq, kërkon që Serbia të njohë Kosovën.

“Kjo do të thotë se duhet ta njohim Kosovën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, asgjë më shumë e asgjë më pak. Këtë e dinë të gjithë në Evropë”, tha Vuçiq.

Ditët e fundit ka pasur thirrje nga BE që Prishtina të sigurojë votën për serbët.

Në lidhje me zgjedhjet e 17 dhjetorit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kryeministri Kurti ku tha se ajo pjesë e ka gjithmonë mbështetjen e  Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›