Zgjedhjet e 23 qershorit, PD e PS aktivitete të ngjeshura elektorale
Edhe pse duhen edhe 3 ditë për të nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, partitë kryesore në vend vijojnë me intensitet dhe pas asnjë ditë pushim aktivitetet prezentuese të kandidatëve.
Pasi kaloi ditën e djeshme në Vlorë, ku mori pjesë në përurime rrugësh, bashkëbisedim me gazetarët dhe prezantimin e kandidatëve për deputet për këtë qark, kryeminsitri Berisha vijon sot rrugëtimin në jug të vendit duke u ndalur në qarkun e Gjirokastrës.
Aktivitetet elektorale nisin në orën 11:00 ku kryeminsitri do të përurojë rikonstruksionin e rrugës Llongo – Koshovicë, dhe më pas në orën 12:30 do të zhvillojë bashkëbiseim me gazetarët lokalë. Aktivitet mbyllen në mbrëmje ku Berisha do të prezantojë kandidatët për deputet të qarkut.
Ndërkohë Partia Socialiste vijon edhe sot punimet e konventës ku pas prezantimit të koalicionit dhe të 140 deputetëve që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit sot të do prezantohet programi i qeverisjes socialiste.