E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 3 nëntorit, fletëvotimet me logo të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë logoja e KQZ-së.

KQZ-ja ka rënë dakord për dukjen e fletëvotimeve në përputhje me ligjin. Do të jetë logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila po ashtu mban logon e shtetit, ka konfirmuar për REL Bajram Latifi, anëtar i KQZ-së.

Autoritetet në Beograd kanë kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës, sepse, në të kundërtën, nuk do tiu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Zgjedhjet lokale, të parapara edhe me Marrëveshjen e Brukselit, pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllim integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›