E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, 23 subjekte politike dorëzojnë lista me kandidatë

23 subjekte politike dorëzuan brenda afatit listat me emrat me kandidatët që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ, Valimir Elezi bëri me dije se katër parti, Yeniliçki Türk Haraket Partisi, Kosovski Savez, Partia Balliste – P.B dhe Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale, që më herët kishin njoftuar për pjesëmarrje në parlamentare, nuk i dorëzuan listat në fjalë.

Nga data 2 maj deri më 12 maj, KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur. Katër parti politike, të cilat më herët kishin njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listat me emrat e tyre, pra të kandidatëve për deputetë

Elezi gjithashtu bëri me dije se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 917.

“Është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra. Sipas planit të miratuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i certifikimit të kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike pritet të përmbyllet deri më datë 15 maj, por paraprakisht do të shqyrtohet nëse kandidatët përmbushin kriteret e caktuara ligjore”, përfundoi ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen pasi legjislatura e mëparshme e kuvendit nuk arriti që pas mbarimit të mandatit të Vjosa Osmanit si president,  të zgjidhte kreun e ri të shtetit, një proces ku nevojitet edhe mbështetja e opozitës.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësojnë këto 23 subjekte politike është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra. Sipas planit të miratuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i certifikimit të kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike pritet të përmbyllet deri më datë 15 maj, por paraprakisht do të shqyrtohet nëse kandidatët përmbushin kriteret e caktuara ligjore”, përfundoi ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen më 7 qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›