Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, përfundon trajnimi i numëruesve

TIRANË, 5 gusht/ ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.
KQZ përmes një postimi në rrjetet socaile bën të ditur se, u trajnuan 8 grupe numërimi, nga të cilat 4 GNV janë grupet e para të numërimit dhe 4 grupet e dyta të numërimit.
Në Vendin e Numërimit të Votave do të jenë të vendosura 4 tavolina numërimi, në të cilat janë instaluar kamerat monitoruese/regjistruese të fletëve të votimit gjatë procesit të vlerësimit të votave.
Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria
/a.f/