Zgjedhjet lokale, Pack vlerëson paraprakisht procesin: Është organizuar mirë

Prishtinë, 15 Nëntor NOA-Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, vlerëson ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor në Kosovë.
Në një prononcim për radio Evropa e Lirë, Pack ka deklaruar se zgjedhjet e sotme, të cilësuara si test për funksionimin e demokracisë në shtetin më të ri të botës, janë organizuar mirë.
Do të ishte shumë mirë nëse rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve, u shpreh Pack e cila po qëndron sot në Prishtinë së bashku me delegacionin e eurodeputeteve të cilët do të përgatisin një raport të përbashkët për zgjedhjet lokale të Kosovës.
m.i/NOA