E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Afganistan, marinsat sulm talebanëve

Dhjetë mijë trupat e Brigadës së Ekspeditës së Marinsave (Marine Expeditionary Brigade) (MEB) në Helmand është brigada më e madhe e përforcimeve të dërguara këtë vit nga presidenti Barak Obama, në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e luftës tetëvjeçare në Afganistan.

Katërqind marinsat, të shoqëruar nga njëqind ushtarë afganë, nisën sot operacionin e quajtur "Eastern Resolve II" në Nawzad, një distrikt në pjesën verilindore të provincës Helmand, thuhet në një deklaratë të MEB.

Operacione të tilla në Afganistan bëhen në mënyrë periodike.

Talebanët kanë paralajmëruar se do të destabilizojnë zgjedhjet e 20 gushtit me sulme në qendrat e votimit dhe kërcënime kundër votuesve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›