E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Bosnje; nacionalistët-myslimanë jashtë Presidiumit

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës shpalli  këtë të hënë  rezultatet paraprake  të zgjedhjeve për anëtarët e Presidencës së vendit.3.4 milionë qytetarë me  të drejtë vote  kanë zgjedhur nga një liste te madhe prej më shumë se 100  partish e koalicionesh.

Pas numërimit të  më shume se gjysmës së  votave në garën për vendin boshnjak në presidium,  kryeson Denis Becirovic me 55% të votave  i cili ndiqet nga kryetari i partise  nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, me 41 % te  votave.

Fitorja e Becirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i partise nacionaliste-myslimane  nuk do të përfaqësohej më në presidium.

Ndërsa për vendin kroat  deri më tani kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.

Por vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve.

Kandidatja e  partise SNSD-së qeverisëse, Zeljka Cvijanvocic ka arritur deri  më tani 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidium. Ndërkohë rezultatet përfundimtare priten. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të dalin këtë të hënë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›