E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Itali, Rama: Majtas për të kapur trenin e së ardhmes

Të tjera rreth shkrimit February 25, 2013 TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama disa muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend, nga rrjeti social Twitter ka komentuar ditën e zgjedhjeve në Itali si një fitore të së majtës.

Edhe pse rezultatet përfundimtare pritet të shpallen në mbrëmje në Itali, duke iu referuar Exit-Polleve të para të cilat favorizojnë qendrën e majtë, Rama shkruan në Twitter se edhe më 23 Qershor Shqipëria do të shkojë majtas. Kjo sipas liderit të opozitës, është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

“S’ka dyshim shpëtimi nga kriza është vetëm majtas! Edhe Italia zgjedh majtas për të kapur trenin e të ardhmes:-) Në 23 qershor rilind Shqipëria”, -shkruan numri një i opozitës në profiling e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Ska dyshim shpetimi nga kriza eshte vetem majtas!Edhe Italia zgjedh majtas per te kapur trenin e te ardhmes:-)Ne 23 qershor rilind Shqiperia

— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2013

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›