E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Itali bie numri i votuesve

Moti shume i keq ose shtimi i abstenuesve ka bere qe te regjistrohet nje renie e pjesëmarrjes ne votime. Ne oren 19 kishin votuar per Dhomen e Deputeteve rreth 44% te personave me te drejte vote, ndersa ne te njejten ore te dites se pare te votimeve te mëparshme te vitit 2008, pjesëmarrja ka qene 2,3% me e larte.

Të dielën tërhoqi vëmendjen protesta e tre vajzave qe priten ish-Kryeministrin Silvio Berlusconi ne qendren e votimit me nje proteste te bujshme; gjysme te zhveshura dhe me mbi gjoks shkrimin “Mjaft Berlusconi!"

Pa e humbur toruan, sipas zakonit te tij te pandare, Berlusconi ftoi nje prej punonjëseve te qendres se votimit qe t’i buzeqeshe, kete here pa rezultat te dukshem.Vota e liderëve te tjere Monti, Grillo dhe Bersani kaloi pa asgje per t’u shenuar. Por shkaktoi polemika nxjerrja ne rrjetet sociale i fotografive te skedave te votimit me kryqin mbi simbolin e lëvizjes Pese Yjet, te kryesuar nga Bepe Grilo. Nje akt i rende i disa aktivisteve te tij te cilet ne kete menyre rrezikojne jo vetem anulimin e votes, por mund edhe te paditen. Komentuesit e shumte vene ne dukje se kjo menyre e tregimit te votes eshte tipike e përdoruar nga mafja per blerjen e votave.

Sot do te votohet deri ne oren 15 dhe menjehere me pas do te filloje numërimi i votave. Parashikohet qe ne mbremje te dale fituesi i ketyre zgjedhjeve qe po ndiqen me vëmendje te madhe edhe jashte Italise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›