Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat e para nga numërimi i votave

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/-KQZ ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet e sotme parlamentare dhe ka publikuar rezultatet preliminare.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18 për qind ose 10 mijë e 721 vota, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 25.10 për qind ose 7 mijë e 236 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 17.28 për qind pse 4 mijë e 983 vota.
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 8.86 për qind ose 2 mijë e 554 vota. Lista Serbe 4.98 për qind ose 1 mijë e 435, Koalicioni për Familje 1.46 për qind ose 421, Koalicioni Vakat 1.38 për qind ose 397 vota.
Rezultatet preliminare janë të orës 20:18 nga numërimi i 5.29 për qind të votave nga 134 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh./KosovaPress/