Zgjedhjet në Kosovë, Kurti shpall fitoren: Do të vijojmë të qeverisim, qytetarët na besuan sërish

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë para mediave pak minuta më parë ku shpalli fitoren e Vetëvendosjes.
Ai u shpreh i sigurtë se Vetëvendosja do t’i ketë votat për të vijuar të qeverisë vendin.
Kurti theksoi se Vetëvendosja dhe aleatët e saj kanë shumicën dërrmuese, ndërsa “thumboi” dhe opozitën duke theksuar se ata që janë të dytët dhe të tretët edhe po t’i mbledhin votat nuk mund të arrijnë VV.
“Qytetarët folën. Vetëvendosja dhe aleatët e saj janë fituesit e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të parët. Do t’i kemi votat për të vijuar të qeverisim vendin, për të bërë qeverinë “Kurti 3”. Siç edhe keni parë deri tani nga rezultatet preeleminare, ata që janë të dytët dhe të tretët, edhe po t’i bashkojnë votat bashkë nuk i bëjnë aq sa Vetëvendosja”, tha Kurti.
Ndërkohë edhe Donika Gërvalla u shpreh entuziaste për rezultatin, duke theksuar se me votat e qytetarëve të Kosovës dhe ato të Diasporës do të vijojë puna për qeverinë “Kurti 3”. /Vizionplus.tv/