E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Rahovec

Ne komunen e Rahovecit ne Kosove po votohet per kryetarin e ri.

Deri ne ora 15 e 30 sic njofton KQZ e Kosoves kane votuar 24.49 per qind e votuesve.

Kryetarja Valdete Daka njoftoi se krahasuar me zgjedhjet e meparshme per kryetar te Rahovecit perqindja e votuesve ne keto zgjedhje eshte me e vogel pasi ne zgjedhjet e kaluara deri ne ora 15 e 30 kishin votuar 31.31 per qind.
Daka po ashtu ka theksuar se procesi i votimit eshte duke shkuar mire pasi ne asnje qender te votimit nuk jane raportuar probleme.

Ndersa rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim deklaroi se ne Rahovec e ne fshatrat Palluzhe Drenoc Qifllak Krushe Rahovec Senoc Sopniq Nagavc dhe Reti e Poshtme jane verejtur votime familjare.

Ne keto zgjedhje jane ne gare 5 kandidate Xhelal Canziba PDK Ibrahim Kryeziu LDK Smajl Latifi AAK Rexhep Oruqi AKR dhe Luljeta Kadiri LDD.

Ky proces erdhi si pasoje e nje vendimi te Gjykates Kushtetuese qe vertetoi shkeljen e ligjit nga ana e kryetarit te deritashem Qazim Qeska i PDK-se. Ai dha doreheqje ta parevokueshme e u kthye ne post pas 47 ditesh.

Rreth 1000 vezhgues po e monitorojne sot procesin ku te drejten per te votuar e kane gati 50 mije qytetareve te Rahovecit.

71 vendvotime jane hapur ne 7 te mengjesit dhe do te mbyllen ne ora 19.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›