Zgjedhjet në SHBA, Mel Gibson zbulon se do të votojë për Donald Trump

Aktori i njohur, Mel Gibson tha se në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të 5 nëntorit, do të votojë për Donald Trump.
Mel Gibson, në një intervistë me një gazetare, la të kuptohet se ai po anon drejt Donald Trump.
Kur gazetari spekuloi se ai do të votonte për Trumpin, Gibson e konfirmoi në mënyrë indirekte, duke e quajtur parashikimin “shumë të mirë”.
Aktori dhe regjisori nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj Kamala Harris. Ai tha se Harris ka mungesë të kontributit politik kuptimplotë dhe ” IQ e një shtylle gardh”.