Zgjedhjet ne SHBA Ne nje qender votimi ne Eshbern te shtetit Virxhinia

Ne kete qender votimi ne Vrixhinia ca vullnetare u shperndajne votuesve fletushka me kandidatet e tyre te preferuar. Virxhinia eshte nje nga shtetet ku vota per republikanet apo demokratet nuk eshte plotesisht e paracaktuar.
Njevullnetar thote se ka votuar per republikanet sepse shqetesohet per rrugen qe ka marre vendi. Atij nuk i pelqen fakti qe amerikanet tani kane sic thote ai nje president me prirje socialiste. Shpresoj te kete ndryshim dhe ti kthehemi parimeve konservatore si shkurtimit te shpenzimeve etj. Ai eshte aktivist i Levizjes Tea Party.
Disa nga garat me te ashpra zgjedhore jane zhvilluar ne Virxhinia vitet e fundit meqenese ky shtet dikur konservator ka pesuar mjaft ndryshime demografike gjate ketyre viteve. Kjo e ka bere kete nje nga shtetet ku republikanet dhe demokratet luftojne per vota deri ne momentin e fundit. eshtjet nuk perfshijne vetem ekonomine dhe vendet punes por edhe te ardhmen e arsimit.
Njevotuese thote se do te votoje per demokratet meqenese shqetesohet per vendet e punes dhe arsimin. Ajo ka femije dhe thote se beson qe demokratet mund te bejne nje pune me te mire ne fushen e arsimit dhe ky eshte ndryshimi qe do te beje ajo permes votes se saj.
Por bazat partiake nuk jane arsye kryesore per te vendosur se kujt do tia japin voten banoret e Virxhinias.
Njevotuese tjeter thote se do te votoje per republikanin Frank Wolf sepse beson se ai ka bere pune te mire dhe jo vetem se eshte republikan.
Qendrat e votimit jane hapur qe ne oren 6 te mengjesit dhe do te mbyllen ne oren 7 ne mbremje. Rezultatet paraprake pritet te dalin qe sonte.