Zgjedhjet në Shqipëri, disa pikëpamje të errëta nga jashtë mbi banditët e kuq dhe banditët e zinj
Mediat në Gjermani, por edhe në Austri dhe Zvicër, kanë qenë shumë aktive me shkrime këto ditë për zgjedhjet në Shqipëri. Një ekstrakt nga shkrimet e gazetave kryesore e gjeni më poshtë.
Tages Anzeiger, Zürich: Në Shqipëri të dielën zgjidhet parlamenti i ri. Gulagu i dikurshëm i Mesdheut nuk është ende demokraci stabël. Korrupsioni dhe shkatërrimi i mjedisit dominojnë përditshmërinë. (…) Sipas anketave të fundit 69-vjeçarin Berisha të dielën e pret humbja në zgjedhje. Vëzhguesit tërheqin vëmendjen mbi rrezikun e manipulimeve dhe blerjes së votave. Që nga kthesa demokratike klasa politike nuk ka arritur të organizojë as një palë zgjedhje të vetme të lira. (…) Pak para zgjedhjeve Rama, një idhnak i papërmbajtur, i zhgënjeu para së gjithash të rinjtë shqiptarë duke bërë koalicion zgjedhor me një politikan që supozohet të jetë i korruptuar (fjala është për Ilir Metën, v.j.). Opozita fondamentale dhe politika e bllokadës e Edi Ramës në parlament që nga zgjedhjet e kontestuara të vitit 2009 ka shkaktuar nevrikosje edhe në qarqet diplomatike.
Frankfurter Allgemeine Zeitung: Në vendin e zgjedhjeve të dëmshme. (…) Të dielën nuk është me rëndësi se kush fiton, por a do ta pranojë humbësi disfatën. (…) Rama nuk e sheh si problem që ta mbajë afër vetes Ilir Metën, të cilën partia e tij (PS) deri së fundi e ka luftuar duke e akuzuar për korrupsion. (…) Shqiptarët janë ngopur nga lojërat e partive. Fushata zgjedhore duket se u intereson vetëm klientëve të njërës apo palës tjetër. Vazhdimisht mund të dëgjosh zëra që thonë se këtu vetëm bëhet fjalë a do të qeveriset vendi prej banditëve të kuq apo banditëve të zinj.
Die Zeit, Hamburg: Të dielën shqiptarët zgjedhin një parlament të ri. Sistemi politik është thellësisht i korruptuar, manipulimet gjatë votimit nuk do të ishin befasi.
Die Presse, Vjenë: Dueli i rivalëve të përhershëm: Socialisti Rama sërish sfidon kryeministrin konservator Berisha. Manipulimet duket se janë të garantuara. (…) Në çdo pore të jetës së përditshme në Shqipëri ka depërtuar politika. Pa qenë anëtar i njërës prej dy partive të mëdha smund të merrni një tender, as të gjeni një vend pune.
Wiener Zeitung, Vjenë: Pazarllëqet si program partiak në Shqipëri. Vendi vuan nga klientelizmi, në hijen e të cilin gjenden edhe zgjedhjet parlamentare.
Sali Berisha në Die Presse: Shtetas shqiptarë mund të bëhen të gjithë shqiptarët e rajonit, të cilët jetojnë në ato vende, që gëzojnë liberalizimin e vizave. Për qytetarët e Kosovës kjo nuk vlen. Kosova aktualisht është duke negociuar për liberalizim vizash.