E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Universitete semestri i dyte nis pa provime

TIRANE- Ministria e Arsimit u ka derguar nje shkrese zyrtare te gjithe universiteteve te vendit qe provimet e sezonit te pare te nisin pas dates 27 shkurt nderkohe duke filluar nga data 1 shkurt te rinjte do te nisin te bejne lendet e semestrit te dyte akademik.

Me date 1 shkurt te gjitha universitete e vendit do te nisin semestrin e dyte. Dhe kjo do te ndodhe edhe pse ata nuk u jane nenshtruar ende provimeve te semestrit te pare. Tashme kjo nuk eshte vetem nje vendimmarrje e senateve akademike te institucioneve te arsimit te larte por nje vendim i Ministrise se Arsimit qe u ka mberritur te gjithe universiteteve publike. Te gjithe e kane pranuar kete vendim por disa prej tyre nuk jane dakord me te.

Nuk se perse te shtyhet sezoni i provimeve per shkak te zgjedhjeve ne universitete. Ne jemi qe procesi akademik te vijoje normalisht - u shpreh rektori i politeknik Jorgaq Kacani. Nderkohe duke u bazuar te vendimi i MASH qe me date 1 shkurt te gjithe studentet do te fillojne te pergatiten per temat e semestrit te dyte dhe pas dates 27 shkurt kur edhe do te jene shpallur drejtuesit e rinj te universiteteve publike ata do te lene serish librat e semestrit te dyte dhe do te merren me ata te semestrit te pare pasi do tu nenshtrohen provimeve.

Ajo qe nuk eshte e qarte eshte fakti se cfare do te ndodhe me ata te rinj qe do te rezultojne mbetes dhe nuk plotesojne keshtu numrin e duhur te krediteve per te ndjekur lendet e semestrit te dyte. Megjithate Ministria e Arsimit dhe Shkences e ka justifikuar kete vendim me faktin se qe studentet te mos ndikohen nga perballja ne provime me pedagoget qe jane kandidate ne zgjedhje dhe qe votimi te jete sa me transparent.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›